-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Goditi Berishën, flet fqinji i autorit: Gerti nuk ka çrregullime mendore

Kryesoret

Fqinjët e njohin agresorin e Sali Berishës njeri të qetë.

Në një prononcim për mediat njëri prej fqinjëve të tij tha se nuk kishte shfaqur probleme mendore. Po sipas tij, 31-vjeçari Gert Shehu punonte në një piceri.

Nuk ka pasur probleme të shëndetit mendor. Pinte drogë, hashash po si duket pinte edhe nga ato të tjerat. Po me shumë mundësi konsumonte edhe shumë të tjera.

Punonte në disa piceri. Ishte besimtar, sa herë kalonte na përshëndeste me fjalë të besimit islam. Nuk ka qenë person problematik në lagje”, u shpreh një prej fqinjëve.

Shehu ndodhet në spital ku i është komunikuar masa e arrestit me pranga në duar. Ai goditi dje Sali Berishën me grusht në fytyrë gjatë protestës.

 

Mjeku i Gert Shehut i përgjigjet Berishës: Profesor, vërtetimi e kam firmosur vetë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit