Ndeshja Serbi-Zvicër shkaktoi një zhurmë të madhe në rrjet e cila vazhdon të përflitet edhe sot. Këngëtarja e njohur serbe Maja Nikoliç, i ka habitur të gjithë me deklaratën e saj. Teksa ishte e ftuar në një emision sportiv në Serbi, ajo ka komentuar kampionatin botëror të Katarit:
“Për mua futbolli është një gjë e madhe. I përkrah dhe i dua aq shumë, saqë isha gati të këndoja për ta tre ditë sikur të arrinin ta mposhtnin Zvicrën”.
Mirëpo më tej Nikoliç zbuloi se futbollisti shqiptar Shaqiri i ka dërguar një video nga dhoma e tij e zhveshjes duke dëgjuar këngët e saj.
“Ajo që njerëzit nuk e dinë është se Shaqiri më ka dërguar përshëndetje nga dhoma e zhveshjes ku kanë luajtur këngët e mia. U thash mos më përshëndesni rastësisht, por asnjërit deri sa të na kërkoni falje publike, turp të keni, unë jam patriote, si mund të më përshëndesni?”- tregoi ajo.