-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kompania e Trump gjobitet për mashtrim tatimor

Kryesoret

Kompania e pasurive të paluajtshme e ish-presidentit Donald Trump u shpall të martën fajtore për një skemë kriminale 15 vjeçare, që kishte për qëllim mashtrimin e autoriteteve tatimore.

Vendimi i gjykatës shton sfidat ligjore me të cilat përballet republikani Trump, ndërsa po vazhdon fushatën e tij për rikandidim në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Organizata Trump – e cila menaxhon hotele, fusha golfi dhe pasuri të tjera të paluajtshme në mbarë botën – do të dënohet me gjobë.

Shuma e saktë do të përcaktohet nga gjykata e shtetit të Nju Jorkut më 13 janar.

Kompania thotë se nuk ka bërë ndonjë shkelje. Ish-presidenti Donald Trump nuk është mes të akuzuarve në këtë rast.

Megjithëse gjoba nuk pritet të jetë problem për një kompani të përmasave të Organizatës Trump, dënimi mund të vështirësojë aktivitetin e saj, duke larguar huadhënësit dhe partnerët.

“Përfitimet u ndanë për t’i mbajtur udhëheqësit kryesorë të kompanisë të lumtur dhe besnikë”, tha prokurori Joshua Steinglass para jurisë në fjalimin e tij përmbyllës të premten./VOA

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit