-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Londra i kërkon llogari për shqiptarët, ambasadori: Fajin e ka Tik Tok-u që i mashtroi

Kryesoret

Komiteti për Punët e Brendshme thërriti për një dëgjesë Ambasadorin shqiptar Qirjako Qirko në Mbretërinë e Bashkuar për t’i kërkuar shpjegime për fluksin e emigrantëve.

Qirjako Qirko tha se do të mbështeste një plan për kthimin e shpejtë të emigrantëve që pretendojnë se janë viktima të skllavërisë në Shqipëri për shkak të statusit të saj si ‘një vend i sigurt’.

Ambasadori tha gjithashtu se disa nga bashkatdhetarët e tij po mashtrohen nga reklamat e mediave sociale duke menduar se mund të fillojnë biznese në MB pasi të kenë mbërritur ilegalisht.

Duke iu drejtuar komitetit të përzgjedhur për Çështjet e Brendshme, ai zbuloi se kishte folur me një burrë që drejtonte një lokal në Shqipëri dhe kaloi kanalin me një gomone në përpjekje për të hapur një të tillë në Britani pasi kishte parë një  reklamë të TikTok.

I pyetur nëse shqiptarët kishin mbërritur ilegalisht në Britaninë e Madhe për arsye ekonomike, Qirko tha: “Kam qenë në kontakt me disa njerëz që kërkojnë shërbimet e ambasadës sonë.

Dhe disa prej tyre shpjeguan se po, ne jemi viktima të TikTok dhe Facebook, ne kemi ardhur këtu sepse menduam se ishte e lehtë të fillonim një biznes.

Dje po flisja me një zotëri nga jugu i Shqipërisë. Ai drejtonte një bar të vogël dhe më pas tha se pa në TikTok se kishte një mundësi për të hapur të njëjtin lloj biznesi në MB.

Por pas tre javësh kuptova se nuk ishte e mundur kështu që ai u kthye në Shqipëri” tha ai.

I pyetur nga kryetarja e komitetit Diana Johnson nëse shqiptarët po mbërrinin me varka të vogla për arsye ekonomike, ai u përgjigj: “Po, njerëzit po vijnë për të njëjtën arsye që italianët, francezët dhe gjermanët… për të kërkuar mundësi më të mira”.

Ai tha se shumë prej të ardhurve ishin të rinj, duke shtuar: “Njerëzit janë kthyer sepse e kuptojnë se Britania e Madhe nuk është parajsa që mendonin se ishte.

Në përgjithësi ata janë të rinj që janë shumë të lehtë për t’u manipuluar bazuar në atë që shohin në mediat sociale. Realiteti kur ata mbërrijnë është ndryshe” tha ai.

I pyetur nga deputeti konservator Tim Loughton nëse do të ishte më mirë që emigrantët shqiptarë që pretendojnë se janë viktima të skllavërisë të ktheheshin nga Britania e Madhe, ambasadori tha, ‘po’, përpara se të mbështeste planet për një sistem për kthimet e shpejta.

Gjatë seancës së sotme, Qirko u tha vazhdimisht deputetëve se qeveria e tij “nuk ka informacion” për një rritje të njerëzve nga shteti ballkanik që udhëtojnë drejt Britanisë së Madhe, duke pretenduar se detajet nuk janë dhënë nga Zyra e Brendshme.

Qirko hodhi poshtë një sugjerim që Shqipëria duhet të paguajë për strehimin e emigrantëve në Britani dhe refuzoi të komentojë një sugjerim që Mbretëria e Bashkuar duhet të refuzojë automatikisht të gjitha kërkesat për azil nga Shqipëria, sepse ‘nuk është problemi im’.

Ai tha gjithashtu se fëmijët shqiptarë po ngacmoheshin në shkollat ​​britanike dhe bëri thirrje që ‘fushata e diskriminimit’ kundër bashkatdhetarëve të tij të ndalet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit