Mediet greke kanë analizuar takimin Rama-Micotaqis në 6 dhjetor me marrëveshjen e mbetur pezull për detin. Sipas këtyre mediave, topi tashmë ngelet në zonën e Shqipërisë të cilët duhet të tejkalojnë procesin që sipas tyre aktualisht është vetëm politik.
Për këtë edhe pse nuk është bërë asgjë publike, ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias u kujdes që të takohej me përfaqësues të opozitës, të cilët po ashtu janë të rëndësishëm. Athina zyrtare vlerëson Bajram Begajn si më konstruktiv se pasardhësi i tij Meta e për këtë arsye nuk presin që të hasin probleme në institucionin e Presidencës.
Samiti i BE/ Scholz poston FOTOT nga Tirana: Shenjë shprese për zgjerimin e BE!
Sipas analizave të Athinës, ka një vullnet nga lidershipi shqiptar, veçanërisht nga ana e kryeministrit Rama. Nëse kjo ekziston, çështja mund të përfundojë brenda muajve të ardhshëm dhe sigurisht përpara zgjedhjeve të përgjithshme të caktuara për në pranverën e ardhshme.
Zgjerimi i Greqisë në det brenda kësaj periudhe do të ishte një mundësi e mirë për Micotaqis për të korrur vota. Sipas informacioneve të medies Protothema.gr, kryediplomati grek Nikos Dendias dhe homologia e tij Olta Xhaçka kanë rënë dakord për koordinatat e zonës së diskutueshme të premten e kaluar.
Rama nxjerr FOTOT/ Përqafime, lule dhe buzëqeshje, çfarë nuk u pa nga Samiti!
Shqipëria dhe Greqia janë pajtuar që mosmarrëveshjet rreth delimitimit të kufirit detar të marrin zgjidhje përfundimtare në Gjykatën Ndërkombëtare.