Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim për veprën “plagosje me dashje” e mbetur në tentativë.
41-vjeçari, banues në Kuçovë kishte goditur me sende të forta shtetasin me iniciale V. B. Ngjarja ka ndodhur në muajin maj në lagjen “30 vjetori” në Berat.
NJOFTIMI I POLICISË:
DVP Berat/Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e DVP Berat, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim Dh.Gj.(P.), 41 vjeç, banues në Kuçovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin e datës 31.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë. Ky shtetas, në muajin maj 2022, në lagjen “30 Vjetori”, Berat, ka goditur me sende të forta shtetasin V. B.