Stina e dimrit ka qenë gjithmonë vendimtare në luftërat ku është përfshirë Rusia, nga e cila ka dalë zakonisht fitimtare.
Por në luftën moderne dhe teknologjinë që e përcjell, roli i stinës së ftohtë nuk do të jetë më aq i favorshëm për Moskën, aq më shumë për faktin se në kundërshtim me fushatën e Napoleonit dhe asaj naziste, ndër më të njohurat, në këtë rast është Rusia fuqia agresore.
Gjeneralët rusë janë në vështirësi ekstreme në fushëbetejën ukrainase, në përgjithësi fronti rus po mendon më shumë për të mbrojtur territoret e kontrolluara nga muaji mars sesa të avancojnë, përtej mundimit të madh për të kontrolluar qytetin e Bakhmut, sforco ndoshta i tepruar për rëndësinë që ka.
Sulmet në territorin rus si ato në bazat ushtarake të Engels-2, 700 kilometra nga kufiri, dhe në Rjazan, 500 kilometra në brendësi, kanë tronditur opinionin publik rus duke gjeneruar edhe frikën e një kundërsulmi të Kievit në territorin rus.