Në një deklaratë mediat zëvendësja e PD-së Floriana Garo akuzoi Edi Ramën për sulmin e djeshëm ndaj kreut të PD-së Sali Berisha.
Garo tha se me urdhër të Ramës, Ardi Veliu ka manipuluar duke mos publikuar asnjë dokument për informatorin e policisë kriminale Gerti Shehu, që goditi Berishën.
Pas sulmit brutal fizik me motive politike kundër Kryetarit të Partisë Demokratike Prof Dr Sali Berisha nga informatori i policisë kriminale, Gerti Shehu, porositësit dhe organizatorët e këtij akti kriminal, Edi Rama dhe ministri i tij i familjes Bledi Çuçi, kanë vënë në lëvizje të gjithë makinerinë e mashtrimeve për të mbuluar aktin.
Për këtë qëllim ata po bëjnë gjithçka për të mbrojtur kriminelin Gerti Shehu, informator i policisë kriminale, dhe për ta çliruar atë nga barra e krimit të porositur duke e paraqitur si të sëmurë psiqik, dhe aktin e tij kriminal si veprën e një të sëmuri psikik.
Megjithë përpjekjet e Ardi Veliut për të manipuluar dhe falsifikuar çdo gjë, gjer sot nuk kanë paraqitur dot asnjë dokument zyrtar, asnjë vendim gjykate, se krimineli Gerti Shehu është i papërgjegjeshëm apo i sëmurë psiqik i degraduar.
Dokumente të kësaj natyre me fraza të llojit ‘atij që mund t’i interesojë’, janë dokumente jashtë sistemit të referencave ligjore dhe nxirren nga Policia në rruge jo ligjore, dmth jo nga institucione publike.
Një dokument i tillë është përdor kur Gerti Shehu është arrestuar nga policia me 2,5 gram kanabis, i futur për të hedhur në kurth shpërndarësit e drogës, apo kur është arrestuar për zënka për shkak të detyrës.
Përveç kësaj, përpjekjen për të maskuar dhe fshehur ideatorët dhe organizatorët e krimit të Gerti Shehut me probleme psiqike, e përgenjështron dhe hedh poshtë totalisht marrja pak muaj më parë e patentës, dokument që nuk u leshohet në asnjë rast personave me probleme psiqike, dhe ndodh vetëm pas paraqitjes së ekspertizës së psikiatrit.