-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

UEFA: Kampionati Evropian 2023 për vajza do të zhvillohet në Shqipëri

Kryesoret

Kombëtarja shqiptare për vajza U-17 u njoh ditën e sotme me kundërshtaret që do të ketë përballë në raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Evropian për vajza në vitin 2023.

Në shortin e hedhur paraditen e sotme në selinë qendrore të UEFA-s në Nyon të Zvicrës, Shqipëria do të jetë pjesë e grupit B4, së bashku me Luksemburgun dhe Islandën.

Pas konsultimeve mes tre federatave dhe UEFA-s u vendos që ndeshjet e këtij grupi të Ligës B të zhvillohen të gjitha në Shqipëri në formën e një mini-turneu.

Gjithashtu u vendos që sfidat do të zhvillohen të gjitha në muajin mars përkatësisht më 15, 18 dhe 21 mars.

Skuadra e drejtuar nga Agustin Kola do të jetë sërish pjesë e Ligës B dhe do të tentojë ngjitjen në Ligën A.

Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n organizuan me sukses ndeshjet kualifikuese të këtij raundi  të parë të këtij turneu duke dëshmuar edhe njëherë punën dhe seriozitetin e institucionit.

Uefa European Women’s Under 17 Championship 2022/23 Round 2 Draw

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit