Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar ditën e rinisë përmes një postimi të bërë në rrjetin e tij sociale, Facebook.
Gjatë postimit ai ka risjellë në vëmendje datën 8 dhjetor të vitit 1990 ku sipas tij ishte dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja.
Ai gjithashtu shtoi se kjo ditë ishte vepra më e bukur e rinisë shqiptare dhe pikënisja e rrugëtimit të Shqipërisë evropiane.
“Dita e rinisë nuk është vetëm një datë historike. Është inkurajim për çdo brez për të mos u ndalur, as dorëzuar para vështirësive, por për të luftuar ashtu si 32 vite më parë, për një Shqipëri demokratike, një Shqipëri si gjithë Evropa,” ka shtuar ai në postimin e tij.