Celine Dion, me lot në sy, zbuloi sëmundjen e pashërueshme nga e cila vuan, “Sindroma e Njeriut të Ngurtë”, ndërkohë që njoftoi fansat e saj për anulimin e turneut të saj evropian.
Këngëtarja 54-vjeçare iu drejtua fansave në një video emocionuese në Instagram, në anglisht dhe frëngjisht, duke treguar se problemi i veçantë shëndetësor po e detyron të anulojë turneun evropian.
Çfarë është “Sindroma e Njeriut të ngurtë”
Sindroma e personit të ngurtë (SPS) është një çrregullim i rrallë neurologjik me tipare të një sëmundjeje autoimune. SPS karakterizohet nga ngurtësi e luhatshme e muskujve në trung dhe gjymtyrë dhe rritje e ndjeshmërisë ndaj stimujve të tillë si zhurma, prekja dhe shqetësimi emocional, të cilat mund të shkaktojnë spazma muskulore. Qëndrimet e kërrusura dhe të ngurtë janë karakteristikë e çrregullimit.