Finalizohet nga Sektori Operacional i DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Provizor, ndërsa në pranga ka rënë një 21-vjeçar.
I riu, i identifikuar si Mateo Isufaj akuzohet për trafik droge në Itali, ndërsa pas kryerjes së procedurave përkatëse, pritet ekstradimi i tij drejt vendit fqinj.
‘Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Laquila-s, Itali, me vendimin e datës 19.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.’, njofton Policia.