Personi që shihni në foto është Selman Lajçi, 53-vjeçari nga Kosova i cili u arrestua sot në Portin e Durrësit me arsenal armësh.
Policia e Durrësit pas kontrolleve të kryera në makinën të tipit “Land Rover” ka arrestuar 53-vjeçarin Selman Lajci i cili kishte me vete armë zjarri.
53-vjeçari po udhëtonte nga Italia në drejtim të Kosovës.
Policia gjeti të fshehura në brendësi të makinës një armë zjarri pistoletë, një snajper, një armë gjahu.
Gjithashtu u sekuestruan 1367 fishekë luftarak dhe 800 fishekë për armë gjahu.