Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku është në qendër të “ciklonit” të sulmeve nga opozita për protestën e 6 Dhjetorit ku u qëllua Sali Berisha, por edhe nga media lidhur me afatin 100 ditor që i ka lënë kryeministri Edi Rama për të vendosur në “shina” strukturën dhe për të kapur biznesmenin Ervis Martinaj.
Në këto momente një “këshillë” nga miqtë asnjëherë nuk është e tepërt. Edhe kur ajo vjen nga ish-zyrtarë të lartë të shtetit, si ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj që e njeh mjaft mirë strukturën e policisë, ndërsa së fundmi në intervistat e tij ka kritikuar disa nga politikat e qeverisë Rama.
Në redaksinë e “5pyetjet.al” ka mbërritur një foto nga lexuesit tanë ku shfaqen Rrumbullaku dhe Lleshaj duke konsumuar një kafe. Padyshim që mes çështjeve që kanë diskutuar ka qenë edhe puna e policisë së shtetit dhe ngjarjet e fundit.
Për çdo denoncim që keni me foto, video apo dokument na i dërgoni në numrin 0676006000 dhe redaksia “5pyetjet.al” është gati për t’ju dëgjuar dhe bërë publik shqetësimin tuaj.