Ekipi maroken arriti të kalonte në çerekfinale pas eliminimit të Spanjës nga Kupa e Botës.
Ditën e sotme kanë dalë në konferencë për shtyp portieri i Marokut dhe trajneri.
Konferencë e cila u mbajt në prag të ndeshjes kundër Portugalisë.
Ndërkohë vëmendje të madhe ka marrë një moment prekes gjatë konferencës për shtyp, ku një gazetar nga Maroku mori fjalën dhe nuk kishte asnjë pyetje për të bërë por falenderoi gjithë ekipin.
“Unë jam një gazetar nga Maroku, por dua të flas në anglisht që ta kuptojnë të gjithë ata që janë këtu mesazhin tim. Ju sot keni bërë historinë. Unë nuk kam asnjë pyetje për ju. Dua vetëm t’ju falënderoj. Dua t’ju falënderoj sepse kjo arritje nuk ka ardhur kurrë më parë për futbollin e Marokut. Keni kthyer besimin e një gjenerate të tërë të Marokut,” u shpreh ai.
Menjëherë gjatë fjalës së gazetarit ka reaguar portieri i Marokut i cili duartrokiti fjalët e dhëna.
“40 milionë njerëz në Marok janë me sytë nga ju. Faleminderit trajnerit për punën që ka bërë. Sot ka shkruar historinë e Marokut. Tani jam me lot në sy. Faleminderit,” ka shtuar gazetari.
The passion from this Moroccan journalist in the post-match press conference is palpable.
It's beautiful. 🥹❤️#MAR | #FIFAWorldCup pic.twitter.com/5Qg0WxNomG
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) December 6, 2022