-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kënduan këngë për ushtrinë, UEFA gjobit Federatën irlandeze të futbollit për femra

Kryesoret

UEFA ka dënuar Federatën e Futbollit të Irlandës me një gjobë prej 20,000 euro pasi lojtaret kënduan një këngë që i referohej Ushtrisë Republikane Irlandeze IRA-s.

Ekipi i femrave u kap në kamera duke kërcyer dhe kënduar këngën pasi mundi Skocinë 1-0 në Hampden Park në tetor.

Federatën e Futbollit të Irlandës u gjobit pas një hetimi të kryer nga një inspektor i Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s.

Sipas hetimit sjellja e lojataret kanë shkelur rregullat bazë të sjelljes.

Federata kërkoi falje për çdo ofendim të shkaktuar në lidhje me incidentin.

“Ne kërkojmë falje nga zemra për këdo që është ofenduar nga përmbajtja e festimeve pas ndeshjes pasi sapo ishim kualifikuar në Kupën e Botës. Ne do ta shqyrtojmë këtë me lojtarët dhe do t’ua rikujtojmë përgjegjësinë të tyre në këtë drejtim”, tha trajneri Vera Pauw.

Irlanda u kualifikua për herë të parë në Kupën e Botës pasi Amber Barrett shënoi golin e vetëm të lojës në minutën e 72-të.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit