Në 18 Dhjetor Shqipëria do të ketë kreun e ri të SPAK-ut, pasi Arben Krajës i mbaron mandati.
KLP vijon punën për të zgjedhur drejtuesin e ri, ndërsa Kraja ka realizuar vizitën e fundit në SHBA si shef i institucionit ku shqiptarët kishin shumë pritshmëri.
Zyra e shtypit njofton se Kraja ka zhvilluar takime në Departamentin e Shtetit.
“Drejtuesi SPAK takon z.Todd D. Robinson, Assistant Secretary në Departamentin Amerikan të Shtetit. U diskutua në lidhje me arritjet e SPAK dhe sfidat për të ardhmen.
SHBA do vazhdojë ta mbështesë fuqimisht SPAK në ngritjen e kapaciteteve dhe rritjen e rezultateve në luftë kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe korrupsionit të nivelit të lartë” thuhet në njoftim.
Rezultatet përballë pritshmërive janë shumë të ulëta nga tre vitet e para në SPAK-ut. Ky institucion u ngrit për të goditur zyrtarët e lartë, por shumë dosje të nxehta por përcillen në gjyq vetëm me “cironka”.