Demush Beqiri mund të konsiderohet pa frikë një shpikës, pasi ai i apasionuar pas inovacionit. Burri nga Kosova pretendon se ka zbuluar një makinë që prodhon energji. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Demushi ka treguar si i nisi këto ide t’i kthej në realitet.
“Njeriu është i prirur për të jetuar, për të zbuluar. Pas luftës në Kosovë, çdo gjë ishte e vështirë. Isha kurbet qarë dhe nisa të provojë me rrymën”, tha ai.
Më tej, Demushi ka zbuluar se ka krijuar edhe një pajisje, që zbulon vendndodhjen e çdokujt në kohë reale. Ai thotë se nuk ka çip, po është i vetmi ai që e kupton.
“Unë kam bërë një testim këtu me disa shokë nga Kosova dhe e kam testuar deri në Shqipëri. Shumë njerëz mendojnë se është me çip, por jo është natyral, e kam vetëm unë të lindur. Nuk lind më. Vetëm me prekje, me të 100 e sekondit ky merr shënimet e mia. Merr ADN e trupit, me fijen e flokut. Është paksa e çuditshme, kur i them njerëzve që nuk kam diplomë. E kam këtë pasion nga librat që kam lexuar, kam lexuar shumë”, shtoi ai.