Sot u shënua një aksident i rëndë në Kosovë në rrugën Arllat-Makishevë. Nga aksidenti kanë mbetur një i vdekur dhe pesë të plagosur. Makina u copëtua totalisht.
Mifail Thaçi është i riu që ndërroi jetë si pasojë e aksidentit të rëndë. Viktima ishte banues në fshatin Llapushnik në komunën e Drenasit.
Thaçi ndërroi jetë në vendngjarje sot, si pasojë e përplasjes fatale, ku automjeti me të cilin po udhëtonte u përplas me një furgon.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Komuna e Drenasit i ka shprehur ngushëllimet familjes së Thaçit.
Mesazhi nga Komuna e Drenasit
Na tronditi thellë lajmi tragjik se sot, në një aksident automobilistik biri juaj, Mifaili, ka ndërruar jetë. Llapushniku dhe komuna jonë, mbeti pa njeriun e mirë e punëtor, të cilin do ta kujtojmë gjithmonë.
Në këto momente shumë të rënda për tërë familjen, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, për këtë tragjedi. Bashkë me Juve, ndjejmë po ashtu dhimbje për këtë humbje të madhe.
Edhe pse jeta është treguar e padrejtë ndaj familjes Tuaj, duhet të gjeni forcë për ta përballuar këtë tragjedi të madhe, duke e ditur se nuk jeni vetëm.
Juve familje Thaçi, miqve dhe dashamirëve tuaj dhe të Mifailit, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta, mbahuni të fortë!
Ramiz Lladrovci
Kryetari i Komunës së Drenasit.