-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pa leje ndërtimi por shitjet nisën, Mohamed Alabbar pret blerësit me ëmbëlsira

Kryesoret

Edhe pse leja e ndërtimit për projektin e Mohamed Alabbar, “Marina Yatch Durrës” nuk është dhënë, zyra e shitjeve ka filluar nga “puna”.

Me anë të një lajmërimi në Instagram, këtë të enjte që në orën 8 të mëngjesit, zyra e shitjeve të apartamenteve ka mirëpritur klientët e parë dhe çmimi minimal është 110 mijë euro.

Në disa postime të publikuar nga vetë faqja, duket se dhe Mohhamed Alabbar ka qenë i pranishëm madje ka shpërndarë ëmbëlsira.

Por ajo që është e “palogjikshme” në këtë pjesë është fakti i shitjes pa marrë lejen e ndërtimit, edhe pse agjenti imobilar është shprehur se leja do të merret së shpejti.

Por a nuk priste “puna” e shitjeve sa të merrej leja e ndërtimit?

Mbi 2 miliardë euro investim është trumbetuar nga qeveria në portin e ri të jahteve, por opozita akuzon se gjithçka është aferë e pastër e ambalazhuar me emrin e biznesmenit arab Alabar, firma e të cilit ka vetëm 40% të aksioneve dhe 60% nuk dihet se kush i ka, pasi janë regjistruar në parajsat fiskale, offshore.

Shkelje me të dyja këmbët/ Nisin shitjet te porti, kompania: Lejen akoma s’e kemi marrë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit