-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkelje me të dyja këmbët/ Nisin shitjet te porti, kompania: Lejen akoma s’e kemi marrë

Kryesoret

Sot në Durrës nisi shitja e apartamenteve të porti i ri i jahteve. “5pyetjet.al” kontaktoi zyrën e shitjeve duke u kamufluar si klient i interesuar për të mësuar më shumë.

Njëri prej operatorëve të qendrës së kontaktit të kompanisë “Eagle Hills Yachts & Marina” u shpreh se sot nisi procesi i shitjeve të apartamenteve, por në terren nuk është vendosur ende asnjë tullë.

Madje, ajo që është më e rëndë dhe e pohuar nga vetë operatori i firmës është fakti që nuk ka leje ndërtimi. “Brenda pak javësh do të marrim lejen e ndërtimit” tha ai, por shtoi se “çdo gjë është e sigurt dhe do të merret.

Shitjet kanë filluar për apartamentet 1+1, 2+1 dhe 3+1. Këtu sot ka shumë njerëz në radhë që po presin” u shpreh ai. Durrës Yachts & Marina 08008808 është numri i kontaktit të vendosur në baner që njofton nisjen e shitjeve të apartamenteve dhe ambienteve të biznesit.

Mbi 2 miliardë euro investim është trumbetuar nga qeveria në portin e ri të jahteve, por opozita akuzon se gjithçka është aferë e pastër e ambalazhuar me emrin e biznesmenit arab Alabar, firma e të cilit ka vetëm 40% të aksioneve dhe 60% nuk dihet se kush i ka, pasi janë regjistruar në parajsat fiskale, offshore.

Opozita ka paralajmëruar se do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, ndërkohë që shitjet vazhdojnë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit