Alarm fals për bombë në Tiranë. “5pyetjet.al” publikoi pamjet nga Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit Laprakë, Tiranë ku u dha alarmi për bombë.
Një çantë e dyshimtë ndodhej përpara godinës, te pjesa e oborrit. Kanë qenë vetë punonjësit që kanë njoftuar policinë të alarmuar.
Zona u rrethua nga forcat xheniere, që e hapën dhe brenda rezultoi se kishte vetëm rroba.