Një ngjarje e rëndë është shënuar në Indi.
Një inspektor biletash është goditur nga rryma e një teli e cila i ra mbi trup teksa ai po qëndronte në një stacion treni.
Ngjarja e frikshme është kapur nga kamerat e sigurisë.
Burri po qëndronte në një stacionin treni në Kharagpur Junction dhe po bisedonte me dikë kur papritur një tel i ra dhe e goditi me rrymë.
Burri ra në shina dhe qëndroi aty për pak kohë i pavetëdijshëm.
Kalimtarët nxituan në ndihmë të tij dhe e nxorrën me barrelë nga shinat e trenit.
Sipas New York Post, burri arriti të mbijetoi dhe ka marrë disa djegie të cilat nuk i rrezikojnë jetën.
Ndërkohë policia vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet se si ka ndodhur aksidenti.
A freak accident – a long piece of loose cable, taken by a bird somehow came in contact with the OHE wire and the other end came down and touched a TTE's head. He suffered burn injuries but is out of danger and under treatment – at Kharagpur station yesterday afternoon! #Accident pic.twitter.com/ObEbzd1cOF
— Ananth Rupanagudi (@Ananth_IRAS) December 8, 2022