-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këngëtari i njohur, Nick Carter akuzohet për herë të dytë për përdhunim

Kryesoret

Anëtari i bandës së njohur Backstreet Boys, Nick Carter është akuzuar për përdhunim.

Viktima është një grua me aftësi të kufizuara që pretendon se Nick Carter e përdhunoi atë në një autobus turistik në vitin 2001 kur ajo ishte e mitur në moshën 17-vjeçare.

Ajo tregoi mes lotësh në një konferencë për shtyp të enjten duke njoftuar padinë e saj kundër yllit, i cili i ka mohuar akuzat.

Sipas dokumenteve të gjykatës,Shannon ‘Shay’ Ruth pretendon se ajo ishte ftuar në autobusin e turneut ku më pas kishte ndodhur sulmi.

Më pas ajo pretendon se i tha Carterit se do t’u tregonte njerëzve për sulmin e supozuar, por ai e kërcënoi se do t’i kthente njerëzit kundër saj, dhe askush nuk do ta besonte.

Ruth tha se ishte e motivuar të fliste për të ndaluar Carterin që të sulmonte më shumë adoleshente dhe gra.

39-vjeçarja pretendon se ajo ka marrë një infeksion seksual të transmetueshëm, infeksion nga papillomavirusi njerëzor (HPV) nga sulmi i supozuar.

Avokati i Carter, Michael Holtz, i quajti akuzat “krejtësisht të pavërteta” në një deklaratë për DailyMail.

Kjo nuk është akuza e vetme ndaj Carter. Këngëtarja Melissa Schuman, e akuzoi anëtarin e bandës se ai e ka përdhunuar atë në 2003.

Por asnjë akuzë nuk ra mbi Carter pasi ngjarja kishte ndodhur vite më parë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit