-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënon Serbia: Jemi gati për të rikthyer ushtrinë në Kosovë

Kryesoret

Pas Petar Petkoviçit, edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka kërcënuar me kthimin e trupave serbe në Kosovë.

Ajo theksoi se Beogradi është afër një vendimi për të kërkuar kthimin e trupave të tij në Kosovë, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Çdo ditë shkelet jo vetëm marrëveshja e Brukselit, por edhe ajo e Kumanovës. Jemi afër kërkesës për kthimin e forcave tona në Kosovë, sipas Rezolutës 1244, sepse KFOR-i nuk po e bën punën e vet. Serbët nuk ndihen të sigurt…”, tha Brnabiç, shkruajnë mediumet serbe.

Ajo tha më tej se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë ditës do të prezantojë detaje për këtë çështje.

Ndryshe, edhe shefi i ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Serbia “do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë në Kosovë”.

Ai ka thënë se veprimi do të merret në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së, duke permendunr nenin 4 dhe nenin 6 të aneksit 2

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit