-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kriza energjetike, Kosova zgjat masat emergjente edhe për 30 ditë!

Kryesoret

Duke marrë parasysh krizën energjetike evropiane nga e cila po ndikohet edhe Kosova, në një seancë të jashtëzakonshme Kuvendi ka mbështetur vendimin e Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin e Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin me energji edhe për 30 ditë. Kuvendi me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim miratoi masat emergjente.

Jeta Statovci nga Grupi parlamentar i LVV-së tha se qëllimi i masave emergjente në furnizimin e energjisë është që të arrihet stabiliteti energjetik në prag të dimrit. Deputetja ka thënë se grupi parlamentar i LVV-së mbështet vazhdimin e masave emergjente në furnizimin me energji.

Këtë vendim e ka arsyetuar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila kërkoi nga deputetët ta mbështesin këtë vendim me qëllim të normalizimit të plotë të gjendjes me energjie elektrike.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa ka thënë se Qeveria Kurti nuk ndërmori asnjë veprim për të gjetur zgjidhje për krizën energjetike. Mustafa gjatë fjalës së tij në seancën që po mbahet në Kuvendin e Kosovës ka thënë se LDK-ja paralajmërimet për krizën energjetike i ka dhënë nga pranvera e vitit 2021.

Më 24 dhjetor të vitit 2021, Qeveria e Kosovës pati shpallur 60 ditë gjendje emergjente për furnizim me energjinë elektrike.

Më pas, me 23 shkurt të këtij viti, Qeveria kishte marrë vendim që të zgjatet edhe për 30 ditë gjendja emergjente e furnizimit të energjisë elektrike. Këto masa kanë vazhduar çdo here deri më tani.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se në sezonin e dimrit do të ketë reduktime të energjisë, për shkak të mungesës së kapaciteteve prodhuese për të mbuluar kërkesën, si dhe çmimit të shtrenjtë të importit të rrymës. /monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit