Gjykata e Posaçme e shpalli të pafajshme deputeten e PD-së Albana Vokshi, e cila ishte paditur për shpifje nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi pas denoncimit për shpërndarjen e tezave të provimit. Deputetja e PD kërkoi dorëheqjen e Kushit duke e cilësuar si shkaktare të degradimit të arsimit.
“Gjykata më dha të drejtë. Më shpalli të pafajshme duke rrëzuar padinë e Evis Kushit. Ky është sinjali i parë i mirë që vjen nga drejtësia. Shpresoj të mos jetë rast i izoluar. Drejtësia të përballet me shantazhet dhe dhunën që ushtron pushteti.
Shkatërrimi i arsimit është një nga krimet më të mëdha të qeverisë Rama. Shumë prindër nuk besojnë më te arsimi shqiptar. Përgjegjësi për këtë janë Edi Rama dhe Evis Kushi.
Meqenëse nuk pres vendimmarrje nga Rama, sot i kërkoj Evis Kushit të japë dorëheqjen sot pasi është shkaktare e degradimit të arsimit. Duhet të shpëtojmë fëmijët e të ardhmen.
Shkatërrimi i arsimit ka pasoja për të ardhmen e shoqërisë shqiptare ndaj duhet të bashkohemi për të ndalur këtë qeveri anti-shqiptare. Ftoj çdo prind që të bashkohet me përpjekjet tona për demokraci”, tha Vokshi.