Sot gjykata e Tiranës i komunikoi masën e sigurisë arrest me burg, agresorit të Sali Berishës, Gert Shehut që ndodhet i shtruar në spital.
Avokat Ervis Lila kërkoi që klienti i tij të lirohet në arrest shtëpie për shkak se “kreu i PD-së, e ka falur publikisht. Për mua kjo është rrethanë lehtësuese” tha ai.
Por çfarë tha agresori, përse e goditi Berishën? “Klienti nuk pati qëndrim, nuk foli, na e la neve si avokat. Nuk ka alibi. Akti i ekspertimit do të jetë shumë përcaktues.
Ai thotë e godita. Nuk e them nëse është i vetëdijshëm. Do të doja ta kisha një përgjigje, por me cfarë shoh unë, shkaku dhe pasoja do të krijohet pas akt ekspertimit” tha ai.
A u përdor Shehu? “Nuk e shoh si të përdorur. Për momentin nuk e kam një dyshim të tillë” tha avokati.
E goditi me grusht! Gjykata vendos “arrest me burg” për agresorin e Berishës