Sipas mediave spanjolle po qarkullon lajmi se Real Madrid dëshiron një zëvendësues të Benzemas.
Dhe sipas tyre i shenjëstruari i madrilenëve është sulmuesi shqiptar i Kosovës, Vedat Muriqi.
Muriqi po zhvillon një sezon fantastik te ekipi i Mallorca, ku ka shënuar 8 gola në 12 ndeshje.
Ancelottit i duhet një sulmues i cili mund ta zëvendësonte në mënyrë ideale francezin, ku në një rast dëmtimi apo pezullimi, Muriqi do të bënte punën e Benzema.
Por i interesuar për sulmuesin nuk është vetëm Real Madrid pasi për të ka edhe interes në Premier League.
Përkatësisht është ekipi i Wolves i cili është i gatshëm të shpenzojë 38 milionë euro për Muriqin.