Mediat ndërkombëtare vazhdojnë që të shkruajnë duke i bërë jehonë sulmit kundër Sali Berishës dy ditë më parë në protestë në Tiranë.
“EuReporter” në një artikull të publikuar sot shkruan se lideri i opozitës shqiptare u godit në fytyrë ndërsa po marshonte për të protestuar.
“Sali Berisha, kreu i opozitës shqiptare, u godit me grusht në fytyrë ndërsa ai drejtonte një grup mbështetësish në qendër të Tiranës të martën (6 dhjetor) në mbështetje të protestave antiqeveritare që po zhvilloheshin njëkohësisht me një samit të BE.
Tirana ishte mikpritëse e samitit të parë BE-Ballkan. Aty morën pjesë liderë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën për të protestuar kundër qeverisë së administratës së kryeministrit Edi Rama dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.
Berisha, kreu i Partisë Demokratike të qendrës së djathtë, po ecte përpara mbështetësve të tij duke valëvitur flamujt e BE-së dhe Shqipërisë. Një burrë iu afrua Berishës dhe e goditi me grusht në fytyrë.
Berisha ishte i mbuluar me gjak, por ai iu drejtua protestuesve në sheshin kryesor, ndërsa policia vëzhgonte. Mbështetësit e Berishës rrahën sulmuesin dhe ai u arrestua nga policia.
Sipas policisë, sulmuesi ishte një kriminel i dhunshëm me një histori të gjatë. Kryeministri Edi Rama dënoi sulmin” mbyllet shkrimi. Sot autori Gert Shehu do të dalë përpara gjyqit.