Dy adoleshent, një 19-vjeçar dhe një 17-vjeçar janë arrestuar nga policia e Shkodrës pasi me datë 6 dhjetor ata grabitën një dyqan celularësh.
Të rinjve iu gjetën në banesa dhe iu sekuestruan, disa nga celularët dhe sende të tjera të vjedhura, një pistoletë manovër, si dhe një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza.
“Është arrestuar shtetasi Xh. B., 19 vjeç dhe janë referuar materialet e ka nisur procedimi në gjëndje të lirë, për një 17-vjeçar, të dy banues në Shkodër.
Këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 06.12.2022, në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, kanë thyer xhamin e derës së një biznesi privat (servis celularësh) ku kanë marrë disa celularë dhe pajisje të tjera elektronike,” ka njoftuar polica.