-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Cikloni po vjen nga deti! LIVE-Furtuna me stuhi dhe rrufe mbi Shqipëri

Kryesoret

Përkeqësimi i kushteve atmosferike si dhe reshjet e dendura të shiut që priten të mbërthejnë vendin gjatë orëve në vijim.

Kapiteneria e Portit të Vlorës të ndërmarrë disa masa duke ndaluar që mjetet e vogla lundruese të operojnë jashtë gjirit të Vlorës për shkak të rrezikut nga reshjet dhe dallgët e forta të detit.

Këto mjete lundruese mund të operojnë brenda gjirit të Vlorës, por duke marrë të gjitha masat e sigurisë së tyre.

Nga ana tjetër njoftohet se linjat e trageteve vijojnë normalisht. Moti pritet të përmirësohet pas ditës së hënë çka do të sjellë edhe normalizimin e situatës për mjetet lundruese.

Parashikim nga Instituti i Gjeoshkencave
Gjatë ditës së sotme (e shtunë, dt.10) dhe ditës së nesërme (e diel, dt.11) do të ketë reshje me intensitet të lartë, pothuajse në të gjithë territorin.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Ndërkohë, pritet një rritje e prurjeve të lumenjve kryesore, veçanërisht në lumenjtë Drin-Buna, Shkumbin dhe Vjosë.  Ky informacion do të përditësohet nga IGJEO sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike, dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve.

RESHJET
Sot pasdite (e shtunë, dt.10) dhe nesër (e diel, dt.11) priten reshje shumë intensive në qarkun e Shkodrës, ndërsa intensive deri lokalisht shumë intensive në pothuajse të gjitha qarqet e tjera (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në të gjitha qarqet reshjet priten të shoqërohen edhe me shtrëngata.

TEMPERATURAT
Nesër (e diel, dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 14 / 16 °C;
në vendet e ulëta: 14 / 15 °C;
në vendet malore: 8 / 11 °C

ERA
Sot pasdite (e shtunë, dt.10) dhe nesër (e diel, dt.11) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit