-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Gjenerali” i jep lamtumirën Holandës! “Gradohet” Koeman

Kryesoret

Nga 1 janari në krye të Holandës duke marrë drejtimin e ekipit kombëtar do të jetë Ronald Koeman. Trajneri Van Gaal ashtu sikur kishte paralajmëruar njoftoi largimin nga kombëtarja pas eliminimit mbrëmë nga Argjentina në çerekfinale.

“Një vit më parë, unë isha i vetmi trajner në dispozicion që kishte përvojë, që tani vlen për Koeman. Ai do të ishte një pasardhës i mirë”.

Në prill, Van Gaal zbuloi se vuante nga një formë agresive e kancerit të prostatës, duke pranuar se ia kishte fshehur diagnozën e tij lojtarëve të skuadrës në një përpjekje për të mbajtur fokusin tek Kupa e Botës.

“Së pari dhe më kryesorja nuk do të vazhdoj. E bëra vetëm për këtë periudhë kohore. Kjo ishte ndeshja ime e fundit në mandatin tim të tretë si trajner. Në atë kohë kam trajnuar 20 ndeshje dhe nuk kemi humbur asnjë.

Nuk e di sa ndeshje kemi fituar, por ju mund të kërkoni në Google ‘Luis van Gal, ekipi holandez’ dhe të shihni vetë diferencën e golave. Unë e shikoj atë në një mënyrë shumë pozitive.

Me Anglinë ishim e vetmja skuadër që ishim të pamposhtur së bashku me Kroacinë dhe Marokun. Nuk mendoj se jemi rrahur sot. Ishte vetëm një penallti. Ajo që po lë pas është një grup i madh”, tha Van Gal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit