Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka apeluar BE-në dhe SHBA-në që të ndërhyjë me qëllim të qetësimit të situatës në veri
Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook tha se Kosova do të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat që ka për heqjen urgjente të barrikadave dhe çdo pengese tjetër në veri të vendit.
“Qeveria e Serbisë të heqë dorë menjëherë nga politika luftënxitëse dhe t’i tërheqë nga veriu njësitë e veta paramilitare. Apeloj te BE dhe SHBA që të ndërhyjnë me qëllim të qetësimit të situatës në veri. Paqja është e paalternativë! Kosova dhe Serbia të ulen dhe ta arrijnë marrëveshjen e paqes për njohje të ndërsjellë!”.
Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 23 prillin e vitit 2023, datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media sot gjatë ditës njoftoi se serbët në veri të Republikës së Kosovës kanë vendosur barrikada me qëllim të pengimit të dërgimit të ish-policit, Dejan Pantiç drejt organeve të drejtësisë.
Si pasojë e këtyre bllokimeve, Policia ka mbyllur për qarkullim dy pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinje.