-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Intervista te “5pyetjet.al”/ Bozhiqi rrëfen arkitektin e Kroacisë: Taktika, fiksimi dhe batuta

Kryesoret

Kroacia mposhti mbrëmjen e djeshme Brazilin me penallti dhe kaloi në gjysmëfinale. Një sukses i merituar dhe padyshim një meritë të veçantë për këtë ka arkitekti Zlatko Dalić.

Trajneri i njohur kroat po arrin në gjurmët e Botërorit të 2018, ku e çoi Kroacinë në finale. Tashmë është shumë pranë, por më parë duhet të fitojnë përballë Argjentinës.

Me këtë sukses të Kroacisë “krenohet” edhe Shqipëria, pasi njeriu që po e udhëheq Zlatko Dalić ka drejtuar disa vite më parë, në 2009 Dinamon për 9 muaj ku fitoi edhe një trofe, superkupën.

Pas largimit nga Dinamo do të vazhdonte me Slaven Belupo në Kroaci dhe disa vite në Arabi me Al-Faisaly, Al-Hilal dhe Al-Ain deri kur Federata Kroate do t’i jepte stolin në vend të Bilic.

I gjithë stafi që ka punuar me teknikun kroat ka fjalë pozitive. “5pyetjet.al” zhvilloi një bisedë me Ilir Bozhiqin, trajnerin e njohur të portierëve. Ai rrëfen eksperiencën e bashkëpunimit me Dalić dhe fiksimin e tij për anën taktike.

Unë kam pasur raporte shumë të mira. Ka qenë djalë shumë i mirë, serioz dhe i edukuar. Kishte një marrëdhënie shumë të mirë me të gjithë. Ishte i komunikueshëm.

Ishte i fiksuar pas taktikës në stërvitje. Ishte i përqendruar në punë. Kemi fituar edhe një superkupë së bashku. Humbëm ndeshjen me Tiranën dhe më pas u largua. Këtu e kishte eksperiencën e dytë, te Dinamo.

Edhe ne krenohemi, se pjesë e eksperiencës së tij ka qenë edhe Shqipëria. Ai po bën mrekulli me Kroacinë. Edhe ne jemi krenarë që kemi punuar me të. Duam të ecë sa më mirë. Ai e meriton të respektohet” tha ai.

Më tej, ish-portieri i njohur tregoi edhe një batutë. “Kur unë kam qenë me U-21, ai ka qenë me U-21 e Kroacisë, ku ishte asistent, trajner i dytë. Dhe atëherë e takova pas humbjes që pësuam edhe ai me batutë më tha “aty në Shqipëri donim t’i fitonim të gjitha ndeshjet. Kurse këtu të “rrafa” 4-0” rrëfeu Bozhiqi duke buzëqeshur.

Por deri ku mund të shkojë kjo Kroaci? “Të gjithë skuadrat që janë tani, janë potenciale për kampion bote. Personalit nuk kam ndonjë preferencë të madhe, nga fëmijëria kam pasur Gjermaninë, por tani me Kroacinë.

Që në fillim të edicionit kam qenë me Kroacinë, sepse normal një ish-kolegu im është trajner i një ekipi të madh dhe unë kam dëshirë që ai të arrijë të marrë rezultate maksimale” deklaroi Bozhiqi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit