-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Italia tenton të ulë gjakrat! Tajani flet me Kurtin dhe Vuçiçin: Rrezikohet stabiliteti

Kryesoret

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka biseduar në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Tajani ka treguar se me dy liderët ka biseduar në lidhje me tensionet në veri, teksa iu ka kërkuar që t’i shmangin veprimet e njëanshme. Ai shtoi se tensionet në veri rrezikojnë stabilitetin në të gjithë rajonin.

“Tensionet në veri të Kosovës rrezikojnë stabilitetin në rajon. I telefonova presidentit Vuçiç dhe kryeministrit Kurti, duke u kërkuar që të shmangin veprimet e njëanshme.

Italia dëshiron të jetë protagoniste e paqes në Ballkan. Le të nxisim dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar Tajani në Twitter.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit