-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Barrikadat e kriminelëve me maska të hiqen menjëherë në veri të Kosovës

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se barrikadat e “kriminelëve me maska” të ngritura në veri të Kosovës duhet të hiqen menjëherë.

Në lidhje me këtë çështje ai tha se ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, është në kontakt me komandantin e misionit të KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.

Kurti po ashtu tha se Serbia ka disa ditë që po “e kërcënon Kosovën me agresion”.

“Presidenti dhe kryeministrja e Serbisë bëjnë thirrje për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Një mijë ushtarë thonë, duke u thirrur në Rezolutën 1244 (1999) të KS të OKB-së”, shkroi Kurti në Facebook.

Sipas tij, kërkesa e Serbisë, për kthimin e ushtrisë në Kosovë, kërkon që ta kthejë kohën e ish-udhëheqësit serb, Sllobodan Millosheviq dhe që çështja e Kosovës të kthehet në OKB dhe sa më larg BE-së.

Ai kërkoi që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të dënojnë dhunën, që tha se është e orkestruar, duke shtuar se një mos dënim do ta inkurajojë Beogradin zyrtar për më shumë nxitje për destabilizim të Kosovës.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit