Vjosa Osmani po zhvillon një takim me përfaqësuesit e partive politike, për konsultim lidhur me zgjedhjet komunale në komunat veriore të Kosovës.
Në takim është propozuar që të shtyhet mbajtja e zgjedhjeve në veri, që ato të mbahen më 19 ose 26 mars.
Lidhur me shtyrjen ose jo të zgjedhjeve ende nuk ka vendim, mirëpo propozimet e mësipërme presidentja Osmani po i diskuton me përfaqësuesit e partive politike që po marrin pjesë në takim.
Në takimin me Osmanin po marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, Imri Ahmeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, si dhe përfaqësues të komuniteteve.
Pro shtyrjes së zgjedhjeve në veri u shpreh Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila nuk po merr pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Osmani.
FOTO/ Shtohen tensionet! Serbët bllokojnë rrugët në veri të Kosovës