Një tifoz është përjashtuar gjatë ndeshjes çerekfinale së Kupës së Botës mes Portugalisë dhe Marokut pasi hodhi ujë drejt Cristiano Ronaldos.
Ngjarja e paprecedentë ndodhi teksa Ronaldo po pozicionohej në stol pas vendimit të trajnerit Fernando Santos për ta nisur ndeshjen pa “yllin luzitan”.
Burri i paidentifikuar është përballur me tifozët e tjerë, pas atij gjesti të turpshëm ndaj Ronaldos dhe pas tifozëve ishte rradha e sigurimit për të ndërhyrë, duke e nxjerrë jashtë tifozin “problematik”.
Ronaldo hyri si zënvendësues në minutën e 51’ të ndeshjes ndaj Marokut por pa mundur dot të bëjë diferencën në fushën e lojës.
Angry fan escorted out for throwing water on Ronaldo. Not difficult to show some respect. Good result. pic.twitter.com/HHVLv051Y4
— Adriano Del Monte (@adriandelmonte) December 10, 2022