-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj thumbon Berishën në ditën e krijimit të partisë së tij: Po deformon PD-në

Kryesoret

Kampi i PD-së së udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj ka organizuar një takim në Hotel Tirana për 32-vjetorin e krijimit të PD-së.

Nga ana tjetër, Sali Berisha ka njoftuar për festime në Hotel Rogner në orën 18:00. Ai është shprehur se Berisha po e përdor partinë që krijoj me vlera amerikane, për interesa personale kundër SHBA-ve.

“Shpallja e pluralizmit, zgjedhje të lira kthimi nga vlerat e perëndimit dhe të demokracisë, janë vlera që askush nuk mund dhe nuk duhet lejuar që të bëjë negociata. Është kjo një vlerë që e kanë fort në zemër. Kjo ka qenë një nga vlerat, një nga komponentët që e bën një qytetar të Shqipërisë Demokrat.

Do mbetemi partia e vlerave anti-komuniste. Jemi njerëz të lirë e ti themi gjërat siç janë, Çdo tradhti çdo largim nga këto vlerave është një tradhti ndaj demokratëve dhe PD-së, këtë duhet ta themi fort. Çdo përpjekje për të vendosur interesa personale që deformojnë identitetin e PD-së duke e kthyer atë nga një institucion i perëndimit për ta kthyer në një repart sulmesh kundër Perëndimit është një moment që duhet ta kthejmë. Duhet të bëjmë sakrificën sublime secili prej nesh,” është shprehur ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit