Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla i ka reaguar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell i cili sot në një reagim në Twitter, dënoj vetëm sulmet ndaj patrullës së EULEX-it në veri të Kosovës, por nuk përmendi sulmet ndaj Policisë së Kosovës.
Gërvalla në një reagim në Twitter ka thënë se Borrell duhet të dënoj gjithashtu edhe sulmet ndaj PK-së.
“Çdo jetë ka rëndësi. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borrell gjithashtu duhet të dënojë të shtënat ndaj Policisë së Kosovës, të cilët ishin duke përmbushur detyrën e tyre dhe duke mbrojtur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës nga sulmet e bandave kriminale. Deklaratat që nuk dënojnë Vuçiqin për agresionin e tij të hapur inkurajojnë përshkallëzimin e mëtejshëm”, ka shkruar Gërvalla.
https://twitter.com/gervallaschwarz/status/1601951028563296258?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1601951028563296258%7Ctwgr%5E6b8b3b041b95f3bd5f49ccc9ff64a49457c09028%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fdenoj-vetem-sulmin-ndaj-eulex-gervalla-reagon-borrellit-deklaratat-qe-nuk-denojne-vuciqin-per-agresionin-e-tij-inkurajojne-hapur-pershkallezimin-e-metejshem%2F
Josep Borrell ka shkruar se BE-ja nuk do të tolerojë akte të tilla të dhunshme, derisa ka bërë thirrje që barrikadat e vendosura në veri të hiqen menjëherë.
“BE nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it, ose përdorim të akteve të dhunshme kriminale në veri. Barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës” , ka shkruar Borrell.