Dokumentari i Meghan Markles dhe princ Harryt në Netflix ka trazuar ujërat në pallatin mbretëror.
Mes një kori zërash shumë të vlerësuar që i bënin thirrje Harry-t dhe Meghan-it të qëndrojnë në shtëpi, një ish-ministër i kabinetit tha se çifti ‘kategorikisht nuk duhet të jetë’ në Westminster Abbey kur Charles kurorëzohet më 6 maj.
Një sondazh shpërthyes ka zbuluar gjithashtu se gati gjysma e britanikëve besojnë se Sussex-ëve duhet t’u hiqen titujt mbretërorë – dhe dyzet e dy përqind besojnë se Harry nuk duhet të jetë më në linjën e trashëgimisë.
Gjithashtu, dy herë më shumë njerëz mendojnë se Princi Harry duhet të përjashtohet nga linja e trashëgimisë dhe t’i hiqet titulli i Dukës së Sussex-it, krahasuar me ata që besojnë se duhet të lejohen të ruajnë statusin e tyre.