-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arben Iliazi: Një dokumentar që na rrit krenarinë kombëtare

Kryesoret

“Koha për t’u kthyer në shtëpi” ishte një  befasi jashtë   çdo parashikimi, që  u përcoll me mjaft emocione nga spektatorë të shumtë, përfaqësues nga trupi diplomatik, studiues, gazetarë, historianë,  që  kishin mbushur sallën të  mërkurën në  mbrëmje në kinema “Millenium” në Tiranë.

“Një  dokumentar që  na rrit krenarinë  kombëtare”, u shpreh shkrimtari i njohur dhe veprimtari i shquar nga Kosova, Avni Dehari, të  cilin e kisha në  krah.

Misioni bazë  i Fondacionit Çamë ria “Hasan Tahsini” është  para së  gjithash rritja e krenarisë ë  kombëtare të  shqiptarëve, përmes promovimit të  historisë  dhe veprave të  shquara të  humanizmit shqiptar, ku bën pjesë  edhe trashëgimia e vyer e  Çamërisë .

Këndellur nga kjo frymë  erdhi ekskluzivisht për publikun shqiptar ky film dokumentar. Në  këndvë shtrimin tim  kjo vepër është  një  kontribut i spikatur i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsin” dhe drejtuesit të  saj Alket Veliu, si ideator dhe producent.

Puna e admirueshme e Admirina Peçit, si skenariste dhe regjisore, duke na dhënë  një  tablo racionale të  genocidit dhe kronologjisë  së  spastrimit etnik, duke unifikuar shumësinë   e situatave historike, ka bërë  të  mundur të  dallohet qartë  arsyeja nga historia dhe vepra të  vijë  me një  frymë  të  re.

Dokumentari nuk fokusohej vetëm te tragjedia, por përshkohej nga vullneti për të  nxjerrë  në  pah një  trashëgimi historike e gjenetike të   Çamëve. Në  kë të  trashëgimi kombëtare pulson arsyeja dhe mungesa e arsyes, drejtësia dhe padrejtësia , e vërteta dhe falsifikimi i historisë . Në  këtë  vepër nuk kishte asgjë  idilike.

Por kishte shumë  poezi e dramë .  Çamëria vjen në  këtë  film me krenarinë   e qënies së  vet të  papapërsëritshme, me legjitiminitetin e vet historik e kombë tar. Vepra e vë  realitetin  çam,  çeshtjen e pazgjidhur çame,  përballë  parimeve universale të  Drejtësisë , të  cilat bota demokratike i trumbeton me forcë , dhe ndoshta me hipokrizi.

Mesazhi i veprës vjen kuptimplotë :  Çamëria nuk është  fantazmë , apo një  kufomë  historike që  kërkon përshpirtje, por një  realitet tragjik që  kërkon vlerësim të  sensit historik nga të  dya vendet, Greqia dhe Shqipëria, kërkon një  unitet moral të  vë rtetë , një  vullnet kombëtar, bazuar mbi Kushtetutën shqiptare, por edhe mbi Parimet Universale të  Drejtësisë .

Qëllimi nuk është  aspak përndezja e pasioneve nacionaliste, apo ndonjë  “apokalips”, por nxitja e triumfit të  Drejtësisë  mbi një  të  vërtetë  historike të  patjetërsueshme.

Mesazhi ishte i qartë  edhe për politikën tonë  të  jashtme, e cila ka lënë  brutalisht mënjanë  problemet kombëtare, me teori e justifikime abstrakte.

Në  marrëdhë niet me Greqinë , sic me të  drejtë  apeloi ambasador Shaban Murati, politika dhe diplomacia duhet të  jetë  e qartë  në  mëvetësinë  e saj, me koordinata e shenja dalluese, një  qeverisje që  t’i përkasë  korpusit të  kombit.

Politika asimiluese greke ka goditur deri në  marrëzi urtësinë  e kësaj bote, me një  genocid dhe spastrim etinik unikal, duke sfiduar gjithë  ligjet fondamentale të  njerëzimit. Mbajtja  çelur e plagës çame është  një  eksploziv i rezikshëm edhe për vetë  Greqinë  e cila, duke mohuar brutalisht këtë   çështje, i bishnon përgjegjësive të  kohëve moderne dhe ndërton alibi të  bazuara te megalomania dhe deliri biologjik.

Fondacioni Çamëria ‘Hasan Tahsini’ shfaq dokumentarin ‘Koha për t’u kthyer në shtëpi’! Alket Veliu: Lufta, misioni dhe ëndrra

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit