Xhentil Sefa është arrestuar nga policia, pasi plagosi veten dhe shokun në një lokal në Fushë-Krujë.
Po ashtu, edhe Hygert Muja, pronari i lokalit është arrestuar pasi u përpoq të fshehte krimin. Polici ka bërë me dije se në gjendje të dehur, Sefa ka plagosur shokun e tij.
Gjithashtu është arrestuar Flogert Kallari për fshehje të provave.
“Dyshohet se në gjendje të dehur, shtetasi Xh. S., ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe në rrethana ende të paqarta, ka plagosur shtetasin L. C. (shok i tij) dhe më pas është vetëplagosur në dorë. Të dy shtetasit e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.
Po nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi H. M., pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, ka fshehur armën e krimit, ka hequr gëzhojat nga vendngjarja dhe ka prishur vendin e ngjarjes,” ka njoftuar policia.
Related