Qarkullimi në rrugën e Arbrit është bllokuar mëngjesin e kësaj të diele.
Shkak është bërë shembja e një masivi të madh dheu pak metra larg hyrjes së tunelit të Murrizit.
Kjo ka bërë që dhjetëra mjete që lëviznin drejt Tiranës apo Qarkut Dibër të bllokohen.
Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar problem në disa qarqe të vendit dhe disa zona kanë mbetur pa energji elektrike.