Me dhjetëra hektarë tokë në Lezhë janë përmbytur sërish nga shirat e dendur.
Në fushën e Treshit janë të përmbytura rreth 50 hektarë, ndërsa në Spiten rreth 15 hektarë.
Balldren deri tani raportohen rreth 200 ha tokë të përmbytur në zonën e ish Kënetës së Torovicës.
Në Mirditë nuk raportohen probleme, ndërsa në Perlat ka ndërprerje të energjisë elektrike.
Diga Qafmollë është hapur pasi niveli i ujit ka arritur në nivele kritike, por p a shkaktuar probleme deri ëm tani.
Në zonën e Repsit ka pasur rrëshqitje dherash dhe gurësh.