-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulm i ri kundër Izraelit dhe bazave amerikane – Shpërthime në Dubai, Doha dhe Manama

Kryesoret

Irani nisi sulme të reja me raketa dhe dronë kundër Izraelit dhe bazave amerikane në rajon, raportoi sot televizioni shtetëror iranian në përgjigje të sulmit të SHBA-së dhe Izraelit që i kushtoi jetën, ndër të tjera, edhe udhëheqësit suprem të vendit, Ajatollah Ali Khamenei.

“Njëzet e shtatë” baza amerikane në rajon, si dhe selia e ushtrisë izraelite dhe një kompleks industrial mbrojtës në Tel Aviv, janë ndër objektivat, shtoi televizioni shtetëror.

Ndërkohë, disa shpërthime të fuqishme u dëgjuan në zonën e Dubait në Emiratet e Bashkuara Arabe, në kryeqytetin e Katarit, Doha dhe në Manama, kryeqytetin e Bahreinit, për të dytën ditë radhazi sot, thanë dëshmitarët okularë.

Irani ka paralajmëruar se do të shënjestrojë bazat amerikane në rajon dhe dje goditi tashmë objektiva në përgjigje të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit kundër territorit të tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit