Nuk ka qetësi në Kosovë. Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 22:00 te shkolla teknike në veri të Mitrovicës. Mediat në Kosovë raportojnë se shpërthimi ishte mjaft i fortë.
Njësitet e EULEX-it po qëndrojnë ne krye te rrugës afër shkollës teknike, derisa te udhëkryqi në Lagjen e Boshnjakeve është shtuar numri i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Në veri të Kosovës ditëve të fundit kanë ndodhur disa shpërthime, janë përdorur edhe granatat e prodhimit jugosllav.
Aktualisht, rruga drejt Jarinjës në fshatin Rudarë dhe ajo e Bërnjakut janë të bllokuara nga serbët me kamionë e autobusë.