Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përkundër kërkesave nga SHBA dhe Britania e Madhe nuk është bindur që të hiqen barrikadat në veriun e Kosovës.
Ai pas mbledhje së Këshillit të Sigurisë, ka thënë se serbët nuk i vendosin barrikadat për “teket e tyre”.
“Ata nuk e kufizojnë lëvizjen e asnjë shqiptari, asnjë nga shqiptarët nuk lëviz kështu, kjo është shprehja e tyre e protestës kundër arrestimit të njerëzve, rrahjes së njerëzve, keqtrajtimit të njerëzve dhe mospërmbushjes së marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Vuçiq teksa propagandonte.
E për sa i përket marrëveshjeve të Brukselit, Vuçiq ka pyetur SHBA-të se cilën marrëveshje e ka respektuar Kosova.