Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit (EULEX) raportuan të dielën për incidente në veriun e vendit ku rrugët kryesore po mbahen të bllokuara nga grupe qytetarësh serbë siç shihen dhe në pamjet e siguruara nga REL.
EULEX-i tha se “një bombe tronditëse u hodh kundër një patrulle të këtij misioni” por pa dëme në njerëz.
Grupe serbësh bllokuan rrugët pas njoftimit për arrestimin e një ish pjesëtari të policisë nën dyshimet për përfshirje në sulm ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe zyrtarëve policor gjatë javës, ndërsa po bëheshin përgatitje për zgjedhjet komunale në veri, të cilat kundërshtoheshin nga përfaqësuesit serbë të mbështetur nga Beogradi.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani shpalli të shtunën shtyrjen e zgjedhjeve për në muajin prill të vitit të ardhshëm për shkak të situatës së sigurisë në veri.